Çorbë pule

Çorbë pule

Kofshë pule me kunguj, në salcë të sojës, me mjaltë
Bukë fshati me miell thekre dhe farëra

Përbërësit:

600 gr. mish pule
100 gr. karota
100 gr. erëza
100 gr. qepë
100 gr. presh
pak lulelakër
borzilok
2 lugë vaj, kripë, piper i bluar
përafërsisht 150 ml. ujë për thekje
një lugë qepë e grirë
2 thelb hudhër
një lugë miell
verë apo uthull, sipas shijes
topëza mielli
150 mg. miell i bardhë
1 vezë
ujë, kripë

Përgatitja:

Marrim i pastrojmë perimet, i presim në copa të vogla i hedhim mishin, erëzat, borzilokun, dhe perimet në ujë të ftohtë. Pastaj i kriposim, i shtojmë piper dhe i ziejmë derisa të zbuten.

E grijmë qepën me dy lugë vaj, e lëmë të skuqet gjersa të fitojë ngjyrën e verdhë, më pas i shtojmë hudhrën, miellin dhe i lagim me ujë. I përziejmë mirë dhe i hedhim në çorbë për t’i zirë edhe pak.

Topthat e miellit i përgatisim në mënyrë të atillë, që nga mielli, vezët, uji dhe kripa, të formojmë një brum, mesatarisht të dendur, më pas brumin e vendosim në dërrasë, i presim me thikë topthat dhe i hedhim në çorbë.

Çorbën me toptha e ziejmë, për pesë minuta dhe më pas e shërbejmë.

COMMENTS