Copëza pule të pjekura në hell, uthull balsamike dhe mjaltë

Copëza pule të pjekura në hell, uthull balsamike dhe mjaltë

Pica Calzone klasike!
Mbroni shëndetin tuaj dhe mbaroni gjalpin shtëpiak!

Ka pafund mënyra për të gatuar copëzat e mishit të pulës, por kjo recetë përgatitet shumë shpejt dhe është shumë e shijshme.

Përbërësit:

2 gota uthull balsamike

¼ filxhan mjaltë

1 kg gjoks pule

kripë dhe piper

shkopinj druri/metali

Udhëzime:

Kombinoni së bashku uthullën balsamike dhe mjaltin. Shtoni copat e vogla të mishit të pulës, vendosini në një enë, pastaj mbulojeni dhe lëreni në temperaturë të ftohtë, së paku 10 minuta ose deri në 8 orë.

Nëse përdorni shkopinj druri vendosni në ujë për 10 minuta në mënyrë që të mos digjen. Ngrohni vajin në një tigan dhe vendosni copat e mishit në shkopinj. Shtoni kripë dhe piper. Spërkatini me sprej për gatim.

Copat e mishit të piqet 3-4 minuta në secilën anë dhe pastaj largojini nga nxehtësia duke i vendosur në një pjatë.

Salcën e marinimit me uthull dhe mjaltë, vendoseni që të zihet në një enë me temperaturë të lartë, afërsisht 12 minuta. Largojini nga nxehtësia dhe lyeni pulën me salcë. Të shërbehet e ngrohtë.

COMMENTS