Çokollata ‘Raffaello’: toptha më të shijshëm për vetëm 15 minuta!

Çokollata ‘Raffaello’: toptha më të shijshëm për vetëm 15 minuta!

Si të gatuani bakllava për gjysmë ore (Foto)
Shishqebap me perime skare

Nevojiten:

5 dl qumësht
3 pudingë vanilje
200 g sheqer pluhur
200 g kokos
100 g lajthi të bluara
100 g lajthi të pjekura (të plota)
50 g çokollatë
200 g margarinë
kokos për petëzim

Përgatitja:

Në 1 dl qumësht tundni pluhurin e pudingut, ndërkaq pjesën tjetër lëreni të vlojë, pastaj zieni pudingun.

Derisa të jetë ende i ngrohtë, shtoni sheqerin pluhur, kokosin, lajthitë e bluara dhe çokollatën e bluar në rende dhe të gjitha bashkoni.

Kur të ftohet, shtoni margarinën e tundur dhe bëni topthat.

Në secilin topth vendosni nga një lajthi dhe rrokullisni në pluhur kokosi.

COMMENTS