CNN liston Shqipërinë mes 17 vendeve që duhen vizituar këtë vit

Rrjeti televiziv CNN e ka renditur Shqipërinë si një nga 17 vendet më të mira për t’u vizituar në vitin 2017.

Në ‘vendin e vogël mesdhetar’ do të gjeni ‘diell, çmime të lira dhe plazhe të paprekura kilometër pas kilometri’, shkruan CNN.

Më tej, shtohet se ushqimi shqiptar ngjan me atë grek, por çmimet janë shumë më të lira sesa në vendin fqinj.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Në Facebook, Rama shkroi se ky artikull tregon se vendi po rritet çdo vit e më shumë.

‘Mbase këta që e rendisin Shqipërinë në 17 destinacionet për t’u vizituar këtë vit, dinë të shohin atë që jo pak ndër ne nuk duan ta shohin tek ky vend, i cili po rritet çdo vit e më shumë si vend turistik jo vetëm sepse është i bukur po edhe sepse po flitet çdo vit e më mirë për të’, shkroi Rama në postimin e tij.

COMMENTS