Çmimi marramendës nga shitja e një çelësi të anijes Titanik

85 mijë funta është çmimi i një çelësi të vogël, e të ndryshkur që i përkiste një dollapi të Titanikut. Çelësi është shitur në një ankand në Angli.

The Telegraph shkruan se çelësi është përdorur nga Sidney Sedunary, 23 vjeç i cili ishte një kamarier në anije, por që vdiq bashkë me 1500 pasagjerët e tjerë kur anija u përplas me një ajsberg në prill të 1912.

Çelësi ishte lidhur me një pllakë bronzi ku shkruhej ‘Locker 14 ‘F’DK’ (Dollapi 14 Ura F) dhe i ishte dërguar bashkëshortes së kamerierit, që ishte shtatzënë.

Nga anija Titanik kanë dalë në ankand dhe janë shitur edhe objekte të tjera me vlera.

COMMENTS