Çmimet e biletave për ndeshjen Turqi – Kosovë

Çmimet e biletave për ndeshjen Turqi – Kosovë

Taulant Xhaka: Bashkimi bën fuqinë (Foto)
Kështu nuk e keni parë asnjëherë Ronaldon, shtyhet kokë më kokë me gjyqtarin (Video)

Federata e Futbollit e Turqisë, ka publikuar sot çmimet e biletave për ndeshjen Turqi – Kosovë, që zhvillohet më 12 nëntor në Antalia, në kuadër të grupit I kualifikues të botërorit ‘Rusi 2018’.

Bileta më e lirë është 15 Lira turke, ose 4.42 Euro, për tribunën prapa portave.

Në tribunën lindore, bileta kushton 30 Lira turke ose 8.84 Euro, derisa ajo për tribunën qendrore, që llogaritet më e shtrenjta, është 50 Lira, ose 14.73 Euro.

Çmimi i këtyre biletave, mund të ndikojë edhe në tifozët kosovarë, të cilët mund të udhëtojnë drejt Turqisë për të përkrahur Kosovën.

Sipas Federatës turke, biletat dalin në shitje prej 20 tetorit (nesër) nga ora 10:00, dhe ato mund të blihen online këtu

COMMENTS