Çmenduri në Los Angeles, burri ‘martohet’ me telefon (Video)

Ndoshta e ka një arsye që thonë se çfarë ndodh në Vegas mbetet në Vegas. Aaron Chervenak, 34 vjeç, nga Los Angeles, është martuar me telefonin e tij në një ceremoni të mbajtur në ‘The Little Vegas Chapel’ në Nevada.

Vendimi i Aaron për tu martuar me një telefon ishte si formë proteste për të treguar se njerëzit janë bërë të varur nga smartfonët.

Aroni 2

‘Nëse duam të jemi të sinqertë me veten, ne lidhemi me telefonat tonë edhe në nivel emocional. Ne e përdorim atë për të gjetur ngushëllim, që të na qetësojë, të na vë në gjumë, ta lehtësojmë mendjen tonë, dhe krejt këto i ka një lidhje. Në këtë aspekt telefoni im është lidhja ime më afatgjate. Për këtë arsye vendosa që të martohem me të’, u shpreh Aaron.

Ndërkohë kisha tha se kishte realizuar martesa të çuditshme por kjo martesë ishte më e çuditshmja ndonjëherë.

COMMENTS