Çmendet Bleona: këshilla femrave qysh mos me lind fëmijë (Video)

Çmendet Bleona: këshilla femrave qysh mos me lind fëmijë (Video)

Remzie Osmani mban në shtëpi kafshën e preferuar (Foto)
Noizy publikon një imazh kur ishte i vogël me nënën e tij (Foto)

Këngëtarja Bleona Qereti duket se po bën ç’mos që të mos ketë fëmijë në moshë të hershme.

Ajo ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku thotë se ka një rekomandim për femrat të cilat e kanë prioritet karrierën e tyre.

Ajo ka shpjeguar metodën e ruajtjes së qelizave vezë dhe të ngrirjes së tyre, në mënyrë që femrat që duan të krijiojnë fëmijë ta bëjnë këtë më vonë.

‘Jam e ngazëllyer t’iu njoftoj për rrugëtimin tim të ngrirjes së vezoreve me ju. Kjo procedurë ka qenë një avancim i rëndësishëm për gratë që duan të bëjnë karrierën e tyre prioritet. Unë do të postoj njoftime të reja për këtë procedurë jo më larg se nesër’, u shpreh Bleona në këtë video.

Bleona ka shokuar të gjithë me këtë video, madje shumë ndjekës janë ndarë të ç’orientuar me atë që po bën Bleona.

Nuk dihet po ashtu, nëse vërtet Bleona e ka pengesë rritjen e fëmijëve në këtë fazë të jetës së saj.

I’m excited to share my journey of freezing my eggs with you! This procedure has been such an important advancement for women who want to make their careers a priority. I’ll be posting updates on the actual procedure tomorrow!

Posted by Bleona on Thursday, November 9, 2017

COMMENTS