Clinton kritika të ashpra Trumpit për paraqitjen në televizionin rus

Dënohet ‘Bechtel&Enka’ për vdekjen e punëtorit
Haradinaj përkujton familjen Jashari

Kandidatja demokrate në zgjedhjet për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, ka drejtuar kritika të ashpra në drejtim të rivalit të saj republikan, Donald Trump, pas paraqitjes në rrjetin televiziv, që udhëhiqet nga Rusia, dhe për lavdërimin e presidentit rus, Vladimir Putin.

Duke zhvulluar fushatë mbrëmë në Nju Jork, Clinton tha se paraqitja e Trumpit në RT-America më 8 shtator, një ditë pasi e lavdëroi Putinin se është lider më i mirë se presidenti amerikan, Barack Obama, demonstron se ai nuk është i gatshëm për të shërbyer në zyrën e presidentit.

‘Për çdo ditë, kjo bëhet gjithnjë e më tepër shou real televiziv’, tha Hillary Clinton, dhe ka shtuar se ‘nuk është fushatë serioze presidenciale dhe është përtej imagjinatës për të pasur një kandidat për president, që e lavdëron autokratin rus, siç është Vladimir Putin’, tha Hillary Clinton.

Kritikët thonë se rrjeti RT, që transmeton program në gjuhën ruse dhe angleze, është mjet propagandues i qeverisë së Putinit.

Trump i tha këtij rrejti se nuk mendon se qeveria e Rusisë ka dorë në sulmin kibernetik të emailave të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara, këtë vit, dhe ka shprehur dyshime në pohimet se Moska po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale amerikane, megjithqë ekspertë kibernetikë kanë konstatuar gjurmë të sulmeve në emaila nga Rusia.

COMMENTS