Çka është polioza?

Çka është polioza?

Polioza është një kusht që shkakton shfaqjen e pjesëve apo shenjave të bardha në kokë.

Një grumbull flokësh në formë rrumbullake në kokë dhe me ngjyrë shumë të bardhë është ajo çfarë e përbën poliozën.

Flokët e bardha të shkaktuara nga polioza janë për shkak të mungesës së pigmentit të quajtur melanin në folikulet e flokëve.

Gjendja zakonisht lidhet me flokët e kokës. Megjithatë, ajo mund të ndikojë në çdo zonë të trupit ku ka qime, duke përfshirë vetullat dhe qerpikët.

Ndërsa polioza vetvetiu nuk është një kusht i dëmshëm, ajo është e lidhur me çështje të ndryshme mjekësore.

Shkaqet

Polioza mund të ndodhë në kushte të tilla si vitiligo, e cila shkakton arna të bardha të lëkurës.

Një person mund të zhvillojë poliozë për shkak të kushteve gjenetike, si sklerozë tuberoze, sindroma Waardenburg.

Njerëzit gjithashtu mund të zhvillojnë poliozë për shkak të përdorimit të barnave të caktuara ose zhvillimit të kushteve të tjera, të tilla si çrregullime inflamatore.

Trajtimi

Polioza mund të trajtohet. Megjithatë, trajtimi zakonisht është intensiv.

Një studim i vitit 2013 rreth kirurgjisë dermatologjike zbuloi se një trajtim i shartimit të lëkurës, i ndjekur nga terapi e lehtë për 4-11 muaj, arriti të ngadalësojë poliozin e kombinuar me vitiligo.

Edhe trajtimet me laser mund të jenë efikase.

Shumica e njerëzve me poliozë mund të zgjedhin të mos kërkojnë trajtime mjekësore, por në vend të kësaj i lënë flokët ashtu sic janë ose i mbulojnë atome anë të ngyrave të ndryshme për flokë.

COMMENTS