Çka është ‘Dejà vu’?

Çka është ‘Dejà vu’?

A shkaktojnë kancer telefonat?
Mëngjesi ideal dhe i lehtë

Të shumta janë ankesat e të moshuarve. Në vitet e shtyra të pleqërisë rënkimet nuk janë te vetmet. Ato shoqërohen edhe me fenomene jo të pëlqyeshme.. Një nga ankesat më të shpeshta të të moshuarve, sipas Institutit për Hulumtime Shkencore të Çikagos, është edhe ajo për përjetimin e shpeshtë të ‘Deja vu’.

Të moshuarit, sipas tyre, e hasin shpesh këtë fenomen në jetën e përditshme dhe kjo u shkakton shumë probleme. Madje, ky institut ka publikuar edhe disa nga deklaratat e të moshuarve.

‘Më vjen inat që shumë shpesh kam ndjesinë se gjërat po përsëriten. Gjithçka më duket si e njëjtë. Ndonjëherë them se kam jetuar gjatë dhe po bëjë vetëm edhe një xhiro nëpër gjithë atë që kam kaluar’, ka thënë Any, një nga 300 subjektet e këtij hulumtimi.

Studiuesit sqarojnë se kanë qenë të interesuar të bëjnë hulumtimin e gjërave që më së shumti u pengojnë të moshuarve. Dhe, ata vetë thonë të jenë habitur me numrin e madh të atyre që e kanë raportuar Déjà vu, si një fenomen shqetësues dhe të shpeshtë. Ky institut ka paralajmëruar studim të hollësishëm të fenomenit tek të moshuarit.

Çka është ‘Déjà vu’?

Deja Vu është dukuri e rrallë, por përjetim subjektiv i gabuar. Në përkthimin e këtij termi në shqip i bie: ‘tashmë e parë’, por në psikologji termi përdoret për të përkufizuar besimin e menjëhershëm e të gabuar që ka njeriu se situata që po kalon ka ndodhur në mënyrë identike edhe më parë. Nëse ndodh rrallë, nuk ka vend për shqetësim. Nuk kuptohet plotësisht natyra e këtij fenomeni sado të shumta që janë sqarimet. Ndoshta, do të jetë Instituti i Çikagos që do të tregojë misterin.

COMMENTS