Çka bënte Gena para se të këndonte

Çka bënte Gena para se të këndonte

Pas një kohe të gjate larg intervistave, i ftuar sot në emisionin ‘Pasdite në Top Channel’, Gena rrëfeu mbi karrierën dhe dashurinë e tij!

Gena këndon prej 27 vitesh dhe sot është një nga këngëtarët më të kërkuar, me koncerte brenda dhe jashtë vendit!

Më parë, se këngëtari të niste rrugën në muzikë, ka studiuar për pikturë!

Por nga buron suksesi i Genës? ‘Puna e madhe me veten, performancat e mia live, t’i japësh te gjithë shpirtin publikut’, thotë ai.

Emri vërtetë i këngëtarit është Brigen, por për më lehtësi ai sot njihet si Gena!

Në treg qarkullojnë shifra se Gena është një nga këngëtarët më të paguar, për çështjen këngëtari shpjegoi se pagesa lidhet me atë çka t’i je në gjendje të japësh!

‘Mendoj se sa më shumë të japësh ashtu do te vlerësohesh. Njerëzit më pyesin se sa paguhem, por unë kam menaxheren e Tiranës që është Lorena, bashkëshortja e ime’.

Ajo, thotë më tej këngëtari, është edhe e ftohtë, edhe e zonja, ashtu siç duhet të jetë një menaxher. Siç duket, Lorena i ka fituar pikët jo vetëm si një bashkëshorte e denjë, por edhe si një bashkëpunëtore që i di hilet e punës.

COMMENTS