Cilin djalë e donte Leonora Jakupi?! (Foto/Video)

Cilin djalë e donte Leonora Jakupi?! (Foto/Video)

Njihuni me ushtarin më seksi të FSK’së (Foto)
Lansohet traileri i filmit kushtuar Britney Spearsit (Video)

Leonora Jakupi e cila njihet për bukurinë e saj, zërin atraktiv dhe linjat e jashtzakonshme, vazhdon të jetë edhe sot ndër këngëtaret më të pëlqyera për publikun shqiptar.

Ajo mbetet idhulli i shumë adhuruesve të saj, shkruan zico.tv

‘Djalin trim e dua’. Kështu është titulluar albumi i parë i Leonorës, i lansuar në vitin 1997 nga Zico Company. Thuhet që albumi ka qenë më i kërkuari i asaj kohe, dhe pati shënuar rekord shitjesh.

Pavarësisht këngëve hite që sot ka, Leonora kompletohet si artiste me ‘A vritet pafajësia’, këngë kjo e dedikuar babait të saj të vrarë në luftë gjatë gjenocidit serb ndaj shqiptarëve.

Leonora ka marrë pjesë edhe në festivale të ndryshme, madje ka qenë edhe fituese e shumë shpërblimeve.

Por, siç thotë ajo, ‘gjithnjë llogaris se shpërblimi më i madh është ai publikut, i cili tash e mbi njëzet vjet më duartroket, më dëgjon dhe më kërkon’.

Portali ynë, nga arkivi i saj zgjodhi këtë foto ku këngëtarja e madhe shihet me Producentin e njohur ZICO, me të cilin ka pasur bashkëpunim shumëvjeçarë dhe të suksesshëm.

Gjatë realizimit të dokumentarit: ZICO 25 vjet me ju

Leonora është nderuar me mirënjohje nga ish Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, për kontributin që ka dhënë për afirmimin e statusit të grave që kanë qenë viktimë e dhunës se seksuale gjatë luftës në Kosova.

Përndryshe Leonora Jakupi ka pranuar se ka një romancë dashurie. Por e pyetur për një martesë të mundshme, ajo refuzon të japë një përgjigje konkrete.

‘Nuk e mendoj edhe shumë shpejt. Jam ndjerë gjithmonë mirë kështu. Vazhdoj të ndihem mirë’, ka deklaruar ajo.

Krejt në fund, ju kujtojmë që Leonora ishte dhe vazhdon të mbetet njëra ndër këngëtaret e cila i bën ballë kohës pavarësisht ndryshimeve të shumta që po ndodhin në botën e muzikës.

Për më tepër nga muzika e Leonorës, mund t’i gjeni videot KËTU

COMMENTS