Çifti që për 37 vjet martesë vishen njëjtë çdo ditë (Video)

Që binjakët të vishen njëjtë, kjo edhe është dëgjuar dhe lexuar, por që kjo të ndodhë tek çiftet e martuara, kjo sikur na çudit pak.

Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për çiftin nga Japonia, të cilët për 37 vjet martesë, vishen njëjtë, çdo ditë.

Dhe kjo u ka sjellur edhe ‘rezultate’. Fotografitë e tyre të publikuara kanë marrë vëmendjen e rreth 75 mijë personave në Instagram.

Përdorimi i emrit Bonpon511 në Instagram thuhet se ka të bëjë me emrat e tyre dhe datën kur ata janë martuar.

COMMENTS