Çifti kthehet nga shetitja, gjejnë ‘mysafirin’ special mbi divan (Foto)

Çifti kthehet nga shetitja, gjejnë ‘mysafirin’ special mbi divan (Foto)

Martina Big, vajza me gjoksin më të madh në Evropë (Video)
Gjilanasi Abedin Selimi, dhuratë kancelares Angela Merkel (Video)

Një çift bashkëshortor nga Australia, pasi janë kthyer në shtëpi, kanë mbetur të befasuar kur e kanë gjetur në divan një koala.

Vicki Haines dhe Michelle, nuk kanë mundur t’i besojnë syve, kur e kanë parë kafshën simpatike, që rrinte e qetë dhe po kënaqej.

‘Po rrinte ulur në skaj të divanit, shumë afër makinës për freskim, ndërsa qeni vërtitej i tërbuar nga prania saj’, i ka thënë medieve Haines.

Ai nuk e di si ka arritur kjo krijesë të futej në shtëpi, meqenëse të gjitha dyert dhe dritaret ishin të mbyllura.

Mësohet se koalës ia kanë vënë një mikrochip, dhe e kanë lëshuar sërish në natyrë.

Ndryshe, këto krijesa janë shumë të buta dhe të shoqërueshme, por nëse ndihen të trembur i nxjerrin kthetrat e gjatë dhe grithin shumë keq.

Koala 2

COMMENTS