Çifti Harry – Markle në vend të dhuratave për martesë kërkojnë diçka tjetër nga të ftuarit

Çifti Harry – Markle në vend të dhuratave për martesë kërkojnë diçka tjetër nga të ftuarit

Ata që do të jenë të ftuarit në mesin 600 mysafirëve të dasmës mbretërore të princit Harry me Meghan Markle nuk do të kenë pse të brengosen çfarë të dërgojnë për dhuratë.

Çifti i cili është përfolur më së shumti kohëve të fundit kanë kërkuar nga mysafirët që në vend se tu dërgojnë dhurata atyre, të japin donacione për organizatat e bamirësisë.

Në ftesat që tashmë janë shpërndarë për dasmën që do të mbahet më 19 Maj janë shkruar edhe emrat e shtatë organizatave të bamirësise duke shpresuar se mysafirët do të kontribojnë sado pak.

COMMENTS