Chuck Norris: Çdo gjë e bëj për familjen, karriera nuk është e rëndësishme (Foto)

Chuck Norris: Çdo gjë e bëj për familjen, karriera nuk është e rëndësishme (Foto)

17 milionë dollarë për supervilën e Kim Kardashian (Foto)
Çfarë bën Dua Lipa para se të ngjitet në skenë?

Pika e dobët e të fortit Chuck Norris është bashkëshortja e tij, Gena O’Kelley. Ai ishte njohur me manekinen dhe aktoren para më shumë se 20 vjetësh, derisa ishte në lidhje me një grua tjetër.

Gena ka pasur një rol të vogël në serinë e tij ‘Walker, Texas Ranger’ dhe pastaj ishin dashuruar. Ata u martuan më vitin 1998 dhe janë prindër të binjakëve 16-vjeçarë, Dakota Alan dhe Danilee Kelly.

Çifti jeton në Teksas dhe diferenca ndërmjet tyre në moshë nuk i pengon ata të kenë jetë të lumtur.

Chuck ka hequr dorë nga karriera si aktor dhje iu përkushtua tërësisht bashkëshortes së tij të dytë. Arsyeja është tragjike. Gena në vitin 2012 shkoi për vizitë në rezonancën magnetike dhe mori një reaksion serioz në një mjet kontrasti, të cilin e ka marrë tri herë në tetë ditë.

‘Disa orë pasi kam marrë injeksionin më është dukur sikur i gjithë trupi po më djeg. Kisha dhimbje të tmerrshme dhe nuk mund të merrja frymë, kisha dhimbje edhe në nyje. Gjashtë herë përfundova në spital brenda disa javësh. Pas kësaj, mjekët më thanë se është e mundur që të jem helmuar me mjetin kontrast’.

COMMENTS