Chris Brown paditet për përdhunim, i kërkohen 17 milionë dollarë dëmshpërblim

Chris Brown paditet për përdhunim, i kërkohen 17 milionë dollarë dëmshpërblim

Një grua po akuzon Chris Brown se është përdhunuar në shtëpinë e tij nga një mik i tij. E ashtuquajtura 'Jane Doe' ka deklaruar se në shkurt të vit

Një grua po akuzon Chris Brown se është përdhunuar në shtëpinë e tij nga një mik i tij.

E ashtuquajtura ‘Jane Doe’ ka deklaruar se në shkurt të vitit 2017 ishte ftuar në një festë në shtëpinë e këngëtarit amerikan dhe se aty ka ndodhur e gjithë ngjarja, përcjell zico.tv

Mirëpo, avokati i Chris, Mark Geragos thotë se padi ndaj këngëtarit është turpëruese dhe ka për qëllim përfitimin financiar pasi siç ka deklaruar, akuzuesja ka kërkuar 17 milionë dollarë nga Chris.

Në akuzë thuhet se këngëtari 29 vjeçar i ka gostitur miqtë e tij me kokainë, marihuanë dhe prostituta.

Chris njihet si një këngëtar problematik. Ai është përfolur shumë në vitin 2009 për rrahjen ndaj të atë kohë të dashurës së tij, Rihanna.

COMMENTS