Chris Brown lanson albumin e ri me 45 këngë (Audio)

Chris Brown lanson albumin e ri me 45 këngë (Audio)

Lindita Halimi publikon klipin e ‘World’, këngës përfaqësuese në Eurovision
Kënga e Dua Lipës dhe Sean Paul, edhe me klip (Video)

Pasi i prezantoi tri këngë të reja, Chris Brown tashmë e ka lansuar edhe albumin e shumëpritur, ‘Heartbreak on a Full Moon’, i cili përmban plot 45 këngë të reja, në të cilat ylli i muzikës R&B ka bashkëpunuar me shumë muzikantë dhe producentë.

Albumi do të dalë në shitje më 3 nëntor, mirëpo tashmë të gjitha këngët mund të dëgjohen në YouTube, apo të shkarkohen nga platformat e popullarizuara në internet për shkarkimin e muzikës.

Ky është albumi i tetë me radhë për këngëtarin 28 vjeçar.

Albumin i parë të titulluar ‘Chris Brown’ e publikoi në vitin 2005, ndërsa më i fundit ishte ‘Royality’ që është incizuar në vitin 2015.

Në projektin e tij të ri janë pjesëmarrës emra, si Dej Loaf, Lil Yachty, Usher, Gucci Mane, Yo Gotti, Kodak Black, A Boogie Wit da Hoodie, Jhene Aiko, R Kelly dhe shumë të tjerë.

Njësoj sikurse edhe titulli, në kopertinën e ‘Heartbreak on a Full Moon’ është e vizatuar hëna ngjyrë trëndafili, me zemrën që gjakderdh në mes.

Sipas dëgjimeve në YouTube, fansave u pëlqejnë më shumë këngët, si ‘Only 4 Me’, ‘Tempo’, ‘Confidence’ e ‘Hope You Do’.

COMMENTS