Chelsea rikthehet, kandidat seriozë për titull në Angli (Foto/Video)

Auto-sllallom për herë të parë në Gjilan
FSHF merr vendimin për Taulant Xhakën

Chelsea arriti ta shënoi një fitore të madhe në udhtim tek Manchester City. Ndeshja filloi me një minutë heshtje për tragjedinë që i ndodhi skuadrës braziliane Chapecoense.

Në pjesën e parë skuadra londineze ishte në disavantazh 1-0, mirëpo riktheu gjithçka në 45 minutat e fundit duke shënuar 3 gola për fitoren 1-3.

goli 1city

Mbrojtësi serb Aleksandër Kolarov në zonë ndërsa Gary Cahill në tentim për ta larguar topin e dërgoi në rrjetë duke kaluar Cityn në epërsi.
Por trajneri italian i Chelseat, Antonio Conte u tregua i madh në zëvendësime, largoi nga loja Pedro Rodriguezin për ta futur në fushë brazilianin Willian, ish-kampionët e Anglisë arritën ta barazonin rezultatin në minutën e 60-të, falë bashkëveprimit mes Cesc Fabregas me Diego Costan ku ky i fundit e mposhti portierin Bravo për 1-1.

1-1goli

Vetëm pas 10 minutave, Diego Costa që asistoi bukur te mesfushori brazilian Willian shënoi pa ndonjë problem për 1-2.
City deri në funë të ndeshjes, tentoi ta barazonte rezultatin mirëpo nuk arriti, ndërkohë në minutën e fundit, mesfushori Eden Hazard shënoi për rezultatin përfundimtar 1-3.

ifundit gol

Chelsea pas kësaj fitore mbetet në pozitën e parë në Ligën premier me 34 pikë të tubuara, katër më shumë se Manchester City dhe Liverpool.

COMMENTS