Cheesecake japoneze

Cheesecake japoneze

A keni provuar të bëni ëmbëlsirë me vetëm tre përbërës ndonjëherë? Jo?
Atëherë është koha që ta bëni. Me recetën tonë, nuk do të dështoni.

Përbërësit:

3 vezë
120 gr krem djath
120 gr çokollatë e bardhë

Udhëzimet:

Fillimisht, çokollata shkrihet në avull.

Më pas shtojmë krem djathin dhe të kuqtë e vezëve.

Të bardhat e vezëve ndërkaq i trazojmë me mikser dhe ia shtojmë masës. I trazojmë mirë të gjitha.

Masën e formuar e vendosim në një tepsi të vogël.

Ndërsa një tepsi më të thellë e më të madhe e mbushim me ujë të nxehtë. Mbi të vendosim tepsinë me ëmbëlsirën.

Fillimisht, ëmbëlsira piqet në furrën e parangrohur në 175 gradë për 15 minuta. Më pas temperaturën e ulim në 160 gradë dhe e pjekim edhe 15 minuta të tjera.

Pas kësaj furrën e ndalim, por ëmbëlsirën e lëmë të qëndrojë në furrën e ngrohtë për edhe 15 minuta të tjera.

COMMENTS