Challandes e ka kthyer në mision ëndrrën e Kosovës

Challandes e ka kthyer në mision ëndrrën e Kosovës

Para gati dy vjetësh Kongresi i FIFA-s mirëpriti Kosovën si anëtaren e 210-të në familjen botërore të futbollit, duke shkaktuar eufori të madhe në shtetin që u pavarësua në vitin 2008.

Kjo eufori u përcoll me dy ndeshjet e para zyrtare, golat e parë dhe shumë premiera. Kur barazoi 1:1 në Turku ndaj Finlandës në kuadër të eliminatoreve për botërorin ‘Rusia 2018’, i gjithë shteti festoi. Nuk munguan edhe reagimet e krerëve të shtetit që gëzimin e tyre e ndanë përmes rrjeteve sociale, transmeton Koha Ditore.

24 muaj më vonë njerëzit e shtetit juglindor të Evropës ende ndihen krenarë me atë se çfarë ka arritur Përfaqësuesja e Kosovës deri më tash, ndonëse ka regjistruar vetëm një barazim në dhjetë ndeshje eliminatore. Ka përfunduar e fundit në Grupin I me një pikë të mbledhur, tre gola të shënuar dhe 24 të pësuar.

COMMENTS