Çfarë u thotë Haradinaj ambasadorëve për Specialen?

Çfarë u thotë Haradinaj ambasadorëve për Specialen?

LDK bojkoton fjalimin e presidentit
Urimi i Kryetarit Limaj për festat e 28 Nëntorit

Ramush Haradinaj u ka thënë ambasadorëve të akredituar në Prishtinë se do të veprojë bazuar në vullnetin e deputetëve lidhur me shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Takimi i Shefit të Qeverisë e ka mbajtur takimin me ambasadorët vetëm një ditë pasi ka nisur procedura për shfuqizimin e Speciales.

‘Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe përfaqësuesin e Zyrës së BE-së në Kosovë,me të cilët bisedoi për çështjen e nismës së 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Kryeministri Haradinaj i falënderoi ambasadorët e Quintit për përkrahjen e vazhdueshme dhe të gjithanshme për Kosovën në të gjitha proceset. Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi i respekton vendimet e të zgjedhurve të popullit’, shkruan në njoftimin e qeverisë.

Ndryshe, mbrëmë, 43 deputetë kanë kërkuar shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, por kanë dështuar pasi Kryesia e Parlamentit s’ka pasur kuorum për të vazhduar procedurën më tutje. Kundër kësaj nisme kanë dalë LDK e Vetëvendosje.

Pas kësaj nisme kanë qëndruar Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj, të cilët mund të jetë të akuzuarit potencial të kësaj Gjykate, e themeluar për t’i hetuar pretendimet e Dick Martyt, i cili bën përgjegjës udhëheqësit e UÇK’së për krimet në luftë e pasluftës.

Kuvendi i Kosovës mbrëmë është përfshirë në një situatë të jashtëzakonshme, kur 43 deputetë kishin nënshkruar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të zhbëhej Gjykata Speciale. Shumë nga këta deputetë nënshkrues sot thanë se nuk e kanë ditur se për çfarë po nënshkruajnë dhe se janë mashtruar.

COMMENTS