Çfarë po u lexon fëmijëve Albin Kurti

Yllka Kuqi lanson projektin dedikuar nënës: Mysafire edhe Nexhmije Pagarusha e të tjerë (Video)
Zbulohen motivet e vrasjes së dyfishtë në Pejë

Kandidati për kryeministër vendi nga Vetëvendosje, Albin Kurti, në aktivitetin e sotëm të organizuar në Prishtinë, është parë derisa u ka lëxuar fëmijëve libër.

Libri të cilin Kurti po u lexonte fëmijëve, në kuadër të organizimit ‘Prishtina Lexon’, ishte ‘Luli i Vocërr’ nga Migjeni.

Gjatë qëndrimit të tij në këtë aktivitet, Kurti mbajti dhe një fjalim para fëmijëve të pranishëm, derisa u tha se duhet të lexojnë për të pasur një të ardhme më të ndritur.

‘Lexoni sa më shumë, se ashtu do të bëheni më të mençur e më të ditur e më të suksesshëm në jetë’.

Tutje Kurti për fëmijët pati dhe një kërkesë:

‘Të gjithë ju që keni dy molla, ndani një për vete e një për shokun/shoqen tuaj. Por nëse keni një ndani gjysmën për vete gjysmën për shokun/shoqen’ ka përfunduar Kurti.

Në kuadër të ‘Prishtina Lexon’ Kurti është shoqëruar nga Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ndërsa janë organizuar mjaft aktivitete argëtuese për fëmijë, pikërisht për të shënuar ditën e të drejtave të tyre.

COMMENTS