Çfarë po fshihet nën Piramidën e Gizës?

Çfarë po fshihet nën Piramidën e Gizës?

Mahabat Maqbara, bashkëdyzim i arkitekturës islame hinduse dhe asaj gotike (Video)
Shfaqet gropa misterioze në mes të rrugës, askush nuk po e di se si është hapur (Video)

Për më shumë se 4,500 vite, piramidat e Egjiptit kanë mbajtur fshehur sekretet e tyre thellë në pasazhet e labirinteve dhe dhomëzave që qëndrojnë brenda strukturave prej guri.

Por pyetja nëse Piramida e Madhe e Gizës është duke fshehur tunele të pazbuluara më parë në muret e saj prej guri së shpejti pritet të marrë përgjigje.

Një grup i hulumtuesve të cilët kanë qenë duke përdorur pjesëza kozmike të njohura si moune për të skanuar Piramidën e Gizës thonë se presin që t’i përfundojnë punimet e tyre më vonë këtë muaj, transmeton Gazeta Express.

Ata janë duke i përdorur skanimet për të krijuar harta që zbulojnë strukturën e brendshme të piramidës së lartë 146m, dhe thonë se kjo do t’ju ndihmojë që t’i zbulojnë sekretet e lashta të cilat janë varrosur nën të.

Dr. Zahi Havass, arkeologu nga Egjipti që po e udhëheqë ekipin e arkeologëve, është duke punuar me hulumtues francez të cilët janë duke i kryer skanimet. Ai tha: “Skanimet po vazhdojnë, dhe nëse ato ia dalin të zbulojnë në nga tri dhomëzat që tashmë e dimë se ekzistojnë brenda, atëherë ne do të vazhdojmë skanimet edhe më tutje”.

Vitin e kaluar skanimet termike identifikuan një anomali të madhe në Piramidën e Gizës, piramida më e vjetër dhe më e madhe në botë. Skanimet patën identifikuar tre gurë të afërt në bazën e saj të cilët shfaqnin temperaturë më të lartë se të tjerët.

Ky zbulim çoi në teori se piramida mund të jetë duke fshehur diçka të lashtë brenda.

COMMENTS