Çfarë ndodhi? ‘Facebook’ ra për 30 minuta në mbarë botën

Çfarë ndodhi? ‘Facebook’ ra për 30 minuta në mbarë botën

Rikthehet me pamje të re ‘minibusi’ legjendar i Volkswagen-it (Video)
Shtrati që ju ‘shpëton’ nga tërmeti (Video)

Rrjeti gjigant social ‘Facebook’ ka rënë për 30 minuta, duke ua bërë të pamundur përdoruesve ngarkimin e materialeve.

Shumë përdorues raportuan se faqja po shfaqte një mesazh gabimi duke thënë ‘asnjë postim për të treguar’ kur ata u përpoqën të ngarkonin në profil.

Është hera e dytë brenda disa javëve që rrjeti social kalon vështirësi të tilla teknike. Paraprakisht raportohet se kemi të bëjmë me një problem teknik, sidoqoftë shkaku vijon të mbetet i paqartë.

Gjysma e përdoruesve raportuan se faqja e tyre ishte ndërprerë tërësisht, ndërsa të tjerë raportuan gabime (error), shfaqje të postimeve të vjetra, apo kërkesa për të shtuar miq.

COMMENTS