Çfarë ka ndodhur Kim Kardashian?! (Foto/Video)

Largimi i famshëm i Kanye West nga skena gjatë koncertit të tij në Scaramento, në muajin nëntor të vitit të kaluar, duket se ka mërzitur jashtëzakonisht Kim Kardashian.

Në trailerin e publikuar të ‘Keeping Up With The Kardashian’, superylli Kim shihet në një gjendje aspak të mirë emocionale.

Mesa duket 36 vjeçarja është mërzitur më shumë se ç’duhet, duke shpërthyer edhe në lot.

Ndërkohë pasi Kanye ka ndërprerë koncertin e tij, Kim Kardashian shfaqet duke qarë me të madhe dhe duke thënë ‘Çfarë ka ndodhur?’

COMMENTS