Çfarë është radiokirurgjia?

Radiokirurgjia është pjesë e terapisë rrezatuese, e cila përdoret për trajtimin e tumoreve, zakonisht në tru, të cilat nuk mund të mënjanohen me anë të kirurgjisë. Për herë të parë në rajon, ky lloj i terapisë rrezatuese gjendet në spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’ me ndihmën e apartatit më të fuqishëm dhe më të sigurt për radioterapi TRILOGY.
Përsa i përket pyetjes se kur dhe si kryhet radiokirurgjia, përgjigje morëm nga Dr. Sllavica Kraleva, onkologe-radioterapeute në spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’.

Çfarë është radiokirurgjia stereotaktike?

Radiokirurgjia stereotaktike është një radioterapi shumë e fuqishme dhe e saktë. Në vend të përsëritjes me doza të ulëta, në radiokirurgji, tumori trajtohet me një fraksion me dozë të lartë të rrezatimit. Me anë të radiokirurgjisë shkatërrohet ADN –ja e tumorit, duke bërë të mundur që qelizat e tumorit të mos zhvillohen dhe të mos përhapen. Ky lloj i terapisë rrezatuese, zakonisht përdoret në trajtimin e tumoreve në tru. Është terapia e vetme për trajtimin e tumereve që ndodhen në ato pjesë të trurit të cilat janë të pa arritura, dhe nuk mund të mënjanohen me anë të intervenimit kirurgjik. Radiokirurgjia është alternativë e kirurgjisë klasike.

Si trajtohen tumoret në tru me radiokirurgji?

Tumori në tru trajtohet me vetëm një fraksion. Prandaj japim një dozë të madhe rrezatuese me mbrojtje maksimale të organeve të shëndetshme përreth. Për kryerjen apo aplikimin e një trajtimi të tillë, është i nevojshëm profesionalizmi dhe përgatitja e ekipit të onkologëve dhe radioterapeutve, si dhe fizikantëve mjekësor. Gjatë trajtimit të tumorit në tru, sigurohet rrezatim preciz dhe i fokusuar.

Si përgatitet pacienti para trajtimit?

Për aplikimin e këtij trajtimi, koka e pacientit imobilizohet (në mënyrë që të mos lëvizë) duke siguruar një pozicion të saktë gjatë trajtimit. Në të njëjtën kohë bëhet tomografi kompjuterike, me qëllim për të lokalizuar vendndodhjen e tumorit. Gjatë periudhës së trajtimit, akseleratori rrotullohet përreth pacientit, duke përcjellur doza të larta të rrezatimit në atë zonë ku është shënuar apo përcaktuar saktësisht më parë nga ana e ekipit të specialistëve, në të cilin përfshihen mjekë radiologë, onkologë dhe neurokirurgë.

Në cilat raste përdoret radiokirurgjia?

Doktori përcakton se tek cilët pacientë mund të aplikohet radiokirurgjia. Vendimi i doktorit varet nga lloji, madhësia dhe lokalizimi i tumorit. Radiokirurgjia përdoret edhe në trajtimin e tumoreve në tru të cilat gjenden në zona të pa arritura, dhe që nuk mund të trajtohen me anë të kirurgjisë. Gjithashtu, radiokirurgjia mund të përdoret në trajtimin e disa ndryshimeve beninje në tru, si keqformime arteriovenoze. Rezultatet e arritura nga ky trajtim, janë identike me rezultatet e trajtimit neurokirurgjikal.

Cilat lloje të tumoreve mund të trajtohen me radiokirurgji me TRILOGY ?

Me këtë teknologji mund të trajtohen tumore të vogla me rrezatim të shkurtër dhe me doza të forta. Indet e shëndetshme janë të mbrojtura në nivel të lartë ndaj efekteve anësore të shkaktuara nga rrezatimi. Pacienti vjen, merr terapinë dhe mund të vazhdojë normalisht me aktivitetet e përditshme. Sipas statistikave të botërore, radiokirurgjia me TRILOGY ka një sukses të madh në trajtimin e pacientëve të cilët trajtohen me këtë metodë.

COMMENTS