Çfarë duhet të hani e çfarë jo në verë

Stina e verës është periudha në të cilën duhet të kujdesemi shumë për shëndetin dhe produktet që konsumoni.

Nutricientët ju japin disa këshilla rreth ushqimeve më të mira që duhet të konsumoni dhe atyre që ju dëmtojnë. Ja cilat janë ato!

Kafja
Kafja: Përmbanë antioksidantë dhe taninë të cilët ndihmojnë në forcimin e zemrës dhe zhbllokimin e arterieve. Po ashtu këta përbërës janë të dobishëm për melfinë, një filxhan në ditë largon rrezikun cirrozës në 20%, ndërsa 4 filxhanë në ditë reduktojnë këtë rrezik në 80%. Çka do të thotë se ky është një lajm i mirë për ata që s’mund të konsumojnë verën e kuqe për arsye të ndryshme.

Farat e pjekura
Farat e pjekura: Pavarësisht nga rritja e kostos së jetesës dhe komoditetit, fasulja dhe farat e pjekura janë akoma në çmime të ulëta dhe gjithmonë janë konsideruar si tepër të dobishme për zemrën. Por ato zakonisht fryjnë stomakun me gazra, prandaj kujdes, nëse nuk doni bark të fryrë duhet t’i evitoni.

Akullorja
Akullorja: Edhe pse në përbërjen e saj ka sheqer, akullorja nuk ka nivele të larta të glukozës, çka do të thotë se akullorja e sjell sheqerin në gjak gradualisht pasi ju ta keni shijuar atë. 7 gramë akullore kanë 114 klalori dhe ndërsa 6 gramë yndyrë përmbajnë 11 kalori.

Buka e bardhe
Buka e bardhë: Shpesh thuhet se mielli i pa situr është më i mirë për organizmin, por në fakt mielli i bukës së bardhë është i pasur me kalcium dhe hekur, vitaminë B1 dhe naicinë. Pra, buka e bardhë është me pak e pasur me fibra, çka do të thotë se pjesa më e madhe e kalciumit është e thithur. Ju mund të vazhdoni të konsumoni bukë të zezë, por buka e bardhë ka me shumë vlera ushqyese.

COMMENTS