Çfarë dimë deri më tani për dy policët që u zhdukën në Lepenc?

Çfarë dimë deri më tani për dy policët që u zhdukën në Lepenc?

Ramiz Kelmendi merr pjesë sot në seancën për Demarkacionin
Tahiri: Asociacioni në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Sot bëhen gjashtë ditë qëkur dy policët e Kaçanikut, Malësor Dashi dhe Armend Trena, janë zhdukur pas aksidentit në Lepenc.

Njësitet e Forcave të Sigurisë dhe të Policisë që nga dita e shtunë janë duke bërë kërkime në Lepenc për të gjetur dy policët.

Zhytësi Ismail Kasumi ka konfirmuar dje për Express se sot do të jetë i pranishëm në kërkimet që po vazhdojnë në Lepenc, pas ftesës së marrë nga ana e Policisë dhe kryetarit të Komunës së Kaçanikut.

Vetura e dy policëve nga Kaçaniku siç raportohet ishte në gjendje të keqe.

Ndërkohë, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, që po heton rastin, ka bërë të ditur për T7, se ekspertiza për automjetin është dorëzuar të mërkurën dhe rezultatet do të bëhen të ditura së shpejti.

COMMENTS