Celularin do e mbushim 4 herë në vit

Celularin do e mbushim 4 herë në vit

Makina mburojë për 38 policë, protestuesit s’kanë asnjë ‘shans’ (Video)
Çudia e radhës në Tokio (Video)

Celulari nuk karikohet siç duhet apo shkarkohet shumë shpejt? Tashmë që është një mjet thelbësor në jetën tonë, bateria është bërë një ankth i vërtetë.

Karikimi i baterisë më shumë se një herë në ditë, përveçse një nevojë është bërë një gjest i përditshëm dhe mekanik që as vetë ne nuk e kuptojmë. Jemi shpesh në kërkim të një prize, në zyrë, në lokal, në shtëpi, dhe madje mbajmë dhe me vete një ushqyes portativ.Por disa studiues të Universitetit të Michigan në SHBA kanë arritur të realizojnë një material të ri që paraqet në kthesë në këtë fushë të teknologjisë për pajisjet mobile.

Përdor 100 herë më pak energji, në krahasim me atë të nevojshme
Materiali induktor dhe multiferror i jep mundësi procesorëve të telefonëve të funksionojnë duke përdor 100 herë më pak energji, krahasuar me atë që është e nevojshme aktualisht.

Siç thotë Nature, “bëhet fjalë për një shtresë të hollë të atomeve që ndërtojnë një film të polarizuar, i cili është në gjendje të kalojë nga poli negativ tek ai pozitiv me vetëm një impuls energjie”.

Shkencëtarët kanë zbatuar këtë parim në transmetimin e kodit binar që me të cilin operojnë kompjuterat tanë, që do të thotë dërgimin dhe marrjen e të dhënave duke përdorur një fraksion të nevojës aktuale të elektricitetit. Falë këtij zbulimi, “do të na duhet të karikojmë telefonin vetëm 4 herë në vit”, thotë Independent. Brenda 2030, elektronika mund të konsumojë nga 40 në 50% të energjisë botërore. Krijimi i procesorit me konsum të ulët energjie mund të ketë një impakt domethënës për të kthyer këtë tendencë.

COMMENTS