‘Çelat’ më in në estradë bashkë në pushime

Po shijojnë suksesin e tyre të fundit. Reperi Ledri Vula dhe krijuesi i hiteve Flori Mumajesi kanë postuar një foto së bashku, me përshkrimin ‘1+1 = Dy Tullac’, duke iu referuar këngës së tyre më të fundit me titull ‘Beautiful’.

Artistët ‘sakrifikuan’ flokët e tyre duke u përshtatur kështu me tematikën dhe përmbajtjen e këngës dhe klipit, e që ka të bëj me personat që kanë humbur flokët gjatë terapive që përdorin në luftën kundër sëmundjes së kancerit.

Aktualisht Flori dhe Ledri janë duke kaluar disa ditë plazhi së bashku dhe gjithashtu me pjesën tjetër të grupit ThreeDots.

Flori dhe Ledri

COMMENTS