Ceferin: Italia jashtë botërorit, tragjedi

Ceferin: Italia jashtë botërorit, tragjedi

Shaqiri me shokë sigurojnë një pikë të artë në Anfield
Vidali i quan ‘minj’ lojtarët e Realit (Foto)

Presidenti i UEFA-s, Alexsander Ceferin, në një intervistë të gjatë dhënë për italianen ‘Repubblica’, foli për mospjesëmarrjen e Italisë në Botërorin rus, duke e konsideruar një tragjedi për një popull që është kaq shumë i apasionuar pas futbollit.

‘Mund të ndodhë që edhe një kombëtare e madhe të mos marrë pjesë në Botëror. Eliminimi i Italisë ishte tragjedi për një popull që ka kaq shumë pasion për këtë lojë. Halanda madje nuk ishte as në Europian. Është një mundësi për të ndryshuar gjërat që nuk shkojnë. Sot Italia nuk mund të organizojë evente kaq madhore për shkak të infrastrukturës jo të përshtatshme.

Për çështjen ‘Neymar’, për të cilin PSG shpenzoi shumën rekord 222 milionë euro, Ceferin tha se po vijojnë hetimet dhe se një vendim do të merret para se të nisë sezoni ei ardhshëm. Kjo do të thotë se në janar PSG mund të jetë aktiv në merkato. Në lidhje me çështjen e Milanit, që mund të penalizohet për shkak të mosrespektimit të rregullave të ‘Fair play-t Financiar’, pas kalimit të pronësisë te kinezët, Ceferin tha se është i shqetësuar. Ndër temat e shumta që preku numri 1 i qeverisë së futbollit europian ishte edhe përdorimi i mundshëm i ‘VAR’-it në Botëror. Sipas sllovenit, është ende herët për ta hedhur këtë hap, pasi më parë duhen edukuar arbitrat dhe publiku.

COMMENTS