Çdo e treta bebe në Gjermani nga prindër të pamartuar

Çdo e treta bebe në Gjermani nga prindër të pamartuar

Trendi i ri – qumështi i devesë (Video)
Këtë mos e bëni kurrë gjatë prerjes së thonjve

Çdo i treti fëmijë në Gjermani lind nga prindër të pamartuar, tregojnë të dhënat e publikuara nga Zyra Federale e Statistikave.

Më tutje raporti thekson se trendi ka mbetur i pandryshuar nga viti 2015.

Familjet e tilla janë shtuar në 25 vjetët e fundit në Gjermani, ku, si në çdo vend të zhvilluar, çiftet nuk ndjekin modelin tradicional të familjes.

Unike për Gjermaninë është mospërputhja e shifrave brendapërbrenda.

Në rajonet që dikur kanë përbërë Gjermaninë perëndimore, 30% e të porsalindurve kanë prindër të pamartuar.

Në ish-lindje, ky numër qëndron në 61%.

COMMENTS