Cassini: Fotografi nga distanca më e afërt prej Saturnit

‘Nëse do të ketë kërkesa për Unesco, SHBA do të mbështesë Kosovën’
Thaçi nëshkroi marrëveshjen 49 milionëshe me MCC-në

Sonda kozmike, Cassini, e agjencisë së Shteteve të Bashkuara për gjithësi, NASA, dje ka dërguar fotografi nga disatanca më e afërt deri tash nga Saturni, pasi i ka shpëtuar depërtimit të saj të parë në unazat e këtij planeti, ka njoftuar NASA.

Disa fotografi ku tregoheshin retë në formë të spirales së Saturnit dhe një stuhi masive, janë dërguar në Tokë nga sonda Cassini, e cila tash e 13 vite po zhvillon studime të Saturnit, në kuadër të një projekti të përbashkët edhe me agjencitë evropiane dhe italiane të gjithësisë.

Tash Cassini është në rrethin e saj final rreth Saturnit, ndërsa pardje ishte afruar në një distancë që asnjë sondë tjetër deri tash nuk ka arritur ta realizoj.

‘Sonda Cassini edhe njëherë në mënyrë impresive ka lënë gjurmë, duke na treguar mrekulli dhe duke demonstruar deri ku mund të na çoj kureshtja jonë nëse ne jemi të vendosur’, ka thënë Jim Green nga Administrata për Gjithësi dhe Aeronautikë Kombëtare.

Pritet që Cassini t’i fotografoj disa hëna të vogla të brendshme dhe t’i studioj erërat e planetit, retë, dritat polare dhe gravitetin.

Nëse Cassini ia del të mbijetoj gjatë udhëtimit të tij nëpër unaza deri më 15 shtator, ai parashihet që ta shkatërroj vetveten duke flutuaruar direkt në atmosferën e Saturnit.

COMMENTS