‘Carla del Ponte…’ sonte në Teatrin e Ferizajt

‘Carla del Ponte…’ sonte në Teatrin e Ferizajt

‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’ Dekorata për 7 aktorët e kinematografisë shqiptare
Shpat Deda dhe Arta Dobroshi rrëmbejnë çmim në BAFTA (Video)

Performanca teatrore e Qendrës Multimedia ‘Carla del Ponte trinkt in Pristina einen Vanilla Chai Latte’, pas premierës në Prishtinë e Dyseldorf, sonte do të shfaqet edhe në Ferizaj, në teatrin ‘Adriana’.

Regjinë e kësaj performance e ka bërë koreografi gjerman Jochen Roller, ndërsa teksti është shkruar nga Jeton Neziraj, shkruan KultPlus.

Në këtë performancë kosovare-gjermane, koreografi nga Berlini Jochen Roller e bën regjinë e dramës së re të dramaturgut nga Prishtina, Jeton Neziraj. Në shfaqje, protagonistja kryesore është Carla Del Ponte, udhëton në Kosovë me qëllim të ndjekjes së kriminelëve të trafikimit të organeve. Gjatë një pauze të shkurtër, ajo shkon në Starbucks Café në Prishtinë dhe befasohet që pija e saj e preferuar, Vanilla Chai Latte, e ka shijen e njëjtë me atë në Evropë. Ky incident shkakton përçartje në lidhje me liberalizimin e dështuar të demokracive të vjetra evropiane, atraksionin pornografik të kapitalizmit perëndimor, tregtinë me organe dhe superioritetin e thikave zvicrane.

Në kastën e aktoreve bëjnë pjesë: Agnes Nokshiqi, Alketa Sylaj, Donikë Ahmeti, Lyra Xhoci e Vjosa Abazi.

Koreografi Jochen Roller vë tekstin e Nezirajt në lëvizje, me pesë aktoret e shquara kosovare të cilat luajnë me tekstin në gjuhën angleze brenda një koreografie të ritmit të shpejtë. Aktoret transformohen marrëzisht nga Carla Del Ponte në Madeleine Albright, në gruan e trishtuar gjermane, Marina Abramoviq, Nënën Tereze, organ-kërkues, organ-dhurues, Ulay, Bill Clinton, Elez Nikçi dhe në vëllaun e Carla Del Pontes.

‘Carla Del Ponte pi Vanilla Chai Latte në Prishtinë’ është performancë verbuese e një perspektive në ndryshim të vazhdueshëm dhe e një koreografie të qëndrimeve tkurrëse. është vallëzim propagandistik mbi këmbënguljen e ideologjisë – e shpejtë, e furishme, tragjike dhe qesharake.

Kostumet për shfaqje i ka punuar Sebastian Ellrich, kurse ndriçimin e kanë bërë Marek Lamprecht dhe Denis Berisha. Shfaqja është prodhuar nga Qendra Multimedia dhe FFT, Dyseldorf, kurse është financuar nga Robert-Bosch-Stiftung/Szenenëechsel, Nationales Performance Netz Germany dhe Goethe Institut. Qendra Multimedia mbështetet nga Zyra e Unionit Evropian në Kosovë.

‘Carla del Ponte trinkt in Pristina einen Vanilla Chai Latte’ shfaqet sonte, më 23 mars, me fillim nga ora 20:00 në Teatrin Adriana në Ferizaj.

COMMENTS