Capital T shkel ligjin ushtarak të Zvicrës? (Video)

Bebe Rexha dhe Eminem elektrizojnë skenën e ‘Coachellas’ (Video)
Publikohet foto e parë pas martesës, Adelina Tahiri e lumtur në krahët e burrit milioner (Foto)

‘C’est la guerre’ quhet projekti më i ri i Capital T në bashkëpunim me reperët nga Gjeneva, Macro dhe DJ Nika, i cili është publikuar edhe me videoklip.

Por, ajo që është interesante në këtë rast është se nga minuta 2.34 e video paraqitet një helmetë të cilën e njohin të gjithë ata që kanë shërbyer ose shërbejnë në armatën e Zvicrës.

I pyetur për këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i ushtrisë, Mirco Baumann. ‘Ka shumë mundësi që fjala të jetë për helmetën 04 të Armatës Zvicerane, për më tepër që mbulesa e helmetës duket edhe shenja origjinale e gradës. Kjo gradë i takon rreshterit’.

Baumann ka thënë se pjesët e uniformës ashtu sikurse edhe e gjithë uniforma, parimisht mund të përdoren vetëm për qëllime shërbimi në ushtri.

‘Helmeta ashtu sikurse edhe uniforma ushtarake janë shprehje të sovranitetit shtetëror. Ai që bart helmetën ose uniformën e tërë, përfaqëson ushtrinë. Andaj bartja e paautorizuar e tyre është e ndaluar’.

COMMENTS