Caparros zëvendëson Montellan te Sevilla

Caparros zëvendëson Montellan te Sevilla

Britania nuk i jep vizë pronarit të Chelseas, rusit Roman Abramovich
Prishtina e pafuqishme ta ‘shkundë’ Dritën, titulli shkon në Gjilan

Joaquin Caparros pritet ta zëvendësojë Vincenzo Montellan në postin e trajnerit te skuadra e Sevillas, ka shkruar gazeta spanjolle ‘AS’.

Bëhet e ditur se Montella pritet të shkarkohet nga posti i trajnerit gjatë këtij muaji për shkak të rezultateve të dobëta me ekipin, përfshirë këtu edhe humbjen 5:0 nga Barcelona në finalen e Kupës së Spanjës.

Montella ka 16 ndeshje në krye të Sevillas në La Liga dhe gjatë kësaj periudhe ekipi ka tubuar vetëm 19 pikë.

Ai në postin e trajnerit te Sevilla u emërua në muajin dhjetor të vitit të shkuar, duke zëvendësuar Eduardo Berizzon e shkarkuar.

Caparros 62-vjeçar ka qenë trajner i Sevillas për pesë vjet (2000-2005), kurse ka drejtuar edhe ekipet si Villarreal, Deportivo, Athletic Bilbao, Mallorca, Levante, Granada e Osasuna.

COMMENTS