Një pije e shijshme për t'u freskuar në ditët e nxehta. Komplet natyral dhe i përshtatshëm edhe për fëmijët. Përbërësit: 1 kg. pjeshka 2 p
Një pije e shijshme për t’u freskuar në ditët e nxehta. Komplet natyral dhe i përshtatshëm edhe për fëmijët.
Përbërësit:
1 kg. pjeshka
2 pako të vogla çaj jeshil ose i zi
1 limon
2 litra ujë
kuba akulli
gjethe mendre ose borziloku
fruta të tjera sipas dëshirës për dekorim
Pergatitja:
Prisni pjeshkët në feta dhe vendosini të ziejnë në ujë derisa shikoni që fillojnë të shpërbehen. Lërini mënjanë të ftohen plotësisht.
Ngrohni dhe 1 filxhan çaji me ujë dhe vendoseni në të 2 pakot e çajit që të lëshojnë aromën e tyre. Kur të jenë gati hiqni dhe lërini të ftohen plotësisht.
Tani kulloni lëngun e pjeshkëve dhe bashkojeni me çajin në një kane, shtoni disa feta limon akoma disa feta pjeshke dhe lëreni në frigorifer të ftohen mirë.
Në momentin e shërbimit servojeni me kuba akulli, fruta të tjera për dekorim dhe ndonjë flet mendre ose borziloku.
COMMENTS