Byrek pa petë (Foto)

Byrek pa petë (Foto)

Kroketa me patate (Video)
Qofte të kreshmore të cilat do t’i dëshironi: Zëvendësimi i mishit është shumë i shijshëm!

Përbërësit :

? 500 gr mish i bluar
? 200 ml kos
? 12 lugë miell
? 3 qepë
? 4 vezë
? Sodë buke
? Kripë
? Piper i zi
? Vaj

byrek 1

Përgatitja:

Grini qepën dhe e hidhni në një tigan me vaj në temperaturë mesatare dhe e përzieni për disa minuta derisa të zbutet plotësisht,shtoni mishin e grirë, kripën dhe piperin e zi dhe i përzieni herë pas here. Në momentin që shihni se mishi i grirë është përgatitur siç duhet, shtoni herë pas here nga pak ujë.

Në një enë shtoni të bardhat e vezëve dhe i rrahim derisa të krijohet një shkumë e qëndrueshme, hidhni më pas të verdhat e vezëve, kosin, miellin dhe sodën e bukës, përzijeni mirë që të fitoni një masë homogjene. Ndërkohë mishin e grirë e kemi larguar nga zjarri pasi ka thithur të gjithë sasinë e ujit, shtoni atë në enën ku keni përgatitur shkumën e vezëve dhe përbërësit e tjerë dhe i përzieni së bashku.

Tavën e pjekjes e lyeni me vaj dhe në të shtoni masën e përgatitur, mbuloni me letër për pjekje dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë, dhe largoni nga furra pasi të ketë marrë një ngjyrë të kuqërremtë.

COMMENTS