Byreçka bifteku me kërpudha

Kos me mjaltë dhe arra për mëngjes
I adhuroni pitalkat e Ramazanit? Ja si bëhen (Receta)

Lëngu i mishit është i mirë edhe pa kërpudha. Por kërpudha dhe qepa me lëng mishi në këtë recetë e bëjnë të mrekullueshme mbi purenë me patate ose mbi oriz.

Përbërësit:

450 gr mish viçi i grirë (pa dhjamë)
1/3 filxhan thërrime buke (të thatë)
1/4 filxhan qepë (të copëtuara)
1 vezë (e rrahur)
1 lugë çaji kripë
1/4 lugë çaji piper i zi
2 filxhanë lëng mish viçi
1 qepë (e madhe, e prerë në feta të holla)
1 filxhan kërpudha (në feta)
3 lugë gjelle miell misri
3 lugë gjelle ujë

Përgatitja:

Përziejmë mishin e viçit, thërrimet e bukës, qepën e copëtuar, vezën, kripën dhe piperin e zi në një tas deri sa të përzihen në mënyrë të barabartë. I japim formë përzierjes së mishit të viçit në 4 byreçka, rreth 20 mm trashë.

Skuqim byreçkat në një tigan të madh në temperaturë mbi mesataren derisa të marrin ngjyrë kafe në të dyja anët, për rreth 10 minuta.

Shtojmë lëng mishi viçi, qepë dhe kërpudha dhe i lëmë të vlojnë.

Ulim temperaturën në gradacion të ulët, i mbulojmë dhe i ziejmë për rreth 10 minuta më shumë derisa byreçkat e mishit të mos jenë më rozë në qendër.

I vendosim byreçkat në një pjatë dhe i mbajmë ngrohtë.

Lemë përzierjen e qepës të vlojë. Përziejmë miellin e misrit dhe ujin në një tas të vogël dhe i trazojmë në përzierjen e qepës.

I gatuajmë dhe i kaurdisim derisa lëngu i mishit me qepë të trashet, për rreth 1 minutë. Përzierjen e hedhim mbi byreçka për t’i shërbyer.

COMMENTS