Bylbyl Sokoli: Berisha nuk ka të drejtë t’i komentojë cilësitë e Bunjakit

Bylbyl Sokoli: Berisha nuk ka të drejtë t’i komentojë cilësitë e Bunjakit

Zyrtare: James Rodriguez transferohet në Bayern Munchen
Trepça ’89 udhëtoi për në Ishujt Faroe

Ish-përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Bylbyl Sokoli, mbase këtë post e ka kryer në kohët më vështira, në periudhën e okupimit, ka komentuar vendimin e fundit të sulmuesit Besart Berisha, që ka braktisur kombëtaren, për shkak të pakënaqësive me përzgjedhësin Albert Bunjakin.

‘Mendoj se, Besart Berisha nuk ka të drejtë me i komentuar në këtë mënyrë cilësitë e përzgjedhësit Bunjaku, sepse ai duhet t’i zbatoj urdhrat e përzgjedhësit e jo të vlerësoj punën e tij. Punën e Përzgjedhësit e vlerësojnë të tjerët, ne Pedagogët e sportit dhe organet kompetente (ata që e kanë zgjedhë). Në këtë rast unë i jap të drejtën Përzgjedhësit Bunjaki i cili e ka të drejtën me vendosë se kush do të luaj dhe si do të luaj. Nuk guxojmë që në start të krijimit të përfaqësueses tonë shtetërore të lejojmë që në kompetenca të përzgjedhësit të përzihen kush të dojë e më së paku lojtarët që përzgjedhësi i përzgjedhë dhe udhëheq me ta.

Nëse këtë e lejojmë atëherë do të jetë vështirë më i vendosë themelet e mirëfillta të krijimit të marrëdhënieve e dhe shprehive në ekipin tonë shtetërorë e që ky faktor është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e ekipit tonë edhe pse të ri por shume cilësorë’, ka thënë Sokoli.

Në një intervistë të dhënë ditë më parë, Berisha ka sulmuar ashpër Bunjakin duke e quajtur atë si trajnerin më të dobët që ka njohur.

COMMENTS