Bushati premton se do ta ndihmojnë Kosovën në liberalizimin e vizave

Bushati premton se do ta ndihmojnë Kosovën në liberalizimin e vizave

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, tha se që nga mbledhja e vitit të kaluar në mes të dy qeverive, ka një bilanc të mirë, por

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, tha se që nga mbledhja e vitit të kaluar në mes të dy qeverive, ka një bilanc të mirë, por ende të paplotë në drejtim të heqjes së pengesave në shkëmbimet tregtare.

Megjithatë, jetësimi i angazhimeve të marra nga të dy palët, sipas tij, po dëshmon një model bashkëpunimi ndërshtetëror shembullor në rajon, dukë bërë që shumë shpejt të zgjerohet edhe më tej, me Maqedoninë dhe Malin e Zi.

Ai në emër të Qeverisë së Shqipërisë bëri të ditur se do të mbështesin me çdo forcë me gjithë forcë subjektivitetin juridiko-ndërkombëtar të Kosovës, dhe rrugën e saj drejt liberalizimit të vizave, të cilin e quajti proces të vonuar për qytetarët e Kosovës.

‘Duke vënë në jetë angazhimet e marra bashkarisht, po dëshmohet një model bashkëpunimi ndërshtetëror shembullor në rajon, model të cilin ne po e jetësojmë edhe me vendet e tjera si Maqedonia, vetëm pas dy javësh dhe Mali i Zi në pranverën e vitit që po vjen, duke plotësuar kësisoj hartën e ndërlidhjes rajonale si me anën e rrugëve e zonave kufitare zhvillimore deri me anën e shkëmbimi të eksperiencave në fushën e integrimit evropian… Më lejoni të përsëris në emër të Qeverisë Shqiptare, angazhimin tonë në mbështetje ndaj Kosovës, për anëtarësimin në NATO dhe në të gjitha proceset që kanë të bëjnë me reformat e sigurisë për procesin e liberalizimit të vizave, një proces i vonuar tanimë për qytetarët e Kosovës’, tha ai.

Mes tjerash Bushati theksoi se funksionalizimin e zonës ekonomike rajonale, nuk e shohin si alternativë përkundër antarësimit në BE, por përkundrazi, e shohin si një mundësi për të zhvilluar më tej hapësirën rajonale dhe për të ndihmuar të gjitha vendet e rajonit, në radhë të parë Shqipërinë dhe Kosovën.

COMMENTS