Bunjaki publikon listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Ukrainës dhe Islandës

Bunjaki publikon listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Ukrainës dhe Islandës

Arrihet marrëveshja për miqësoren Shqipëri – Kosovë
Publikohet lista e Përfaqësueses së Kosovës U21 (Foto)

Selektori i Kosovës në Futboll, Albert Bunjaki, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Ukrainës dhe Islandës, të cilat do të zhvillohet me 6 dhe 9 tetor në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Rusia 2018’

Në këto dy ndeshje Kosova do të jetë pa Benjamin Kolollin, Herolind Shalën, Arbër Zenelin dhe Enis Alushin, të cilët janë të lënduar.

Kurse, për ndeshjen e parë, ndaj Ukrainës, Albert Bunjaki nuk do të mund të llogaritë në Bernard Berishën dhe Valon Berishën, të cilët janë të suspenduar për shkak të kartonëve të verdhë.

Ndërsa, Elbasan Rashani, Bersant Celina, Alban Pnishi, Falmur Kastrati, Fidan Aliti dhe Visar Bekaj janë kthyer në ekipin e Kosovë për këto dy ndeshje.

COMMENTS