Bunjaki publikoi listën e futbollistëve për ndeshjen me Turqinë

Bunjaki publikoi listën e futbollistëve për ndeshjen me Turqinë

Numri 26 ters për lojtarët e La Ligas!
UEFA publikon ranglistën e re, këto janë 10 klubet më të mira (Foto)

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, z. Albert Bunjaki mbajti sot konferencë për media ku shpalosi emëroren e futbollistëve të ftuar për ndeshjen kualifikuese për Botërorin “Rusia 2018” kundër Turqisë, që zhvillohet më 12 nëntor.

“Parapërgatitjet për ndeshjen me Turqinë i kemi bërë. Kemi disa risi në listë, pasi për herë të parë do të jenë të grumbulluar me ne Mërgim Vojvoda e Fidan Aliu. Ne kryesisht kemi një grup të lojtarëve të rinj, që do të thotë se vazhdojmë me projektin tonë me një mesatare prej 22-23 vjetësh, pasi objektiv i yni është Evropiani 2020, derisa si synim gjatë kualifikimeve të Botërorit 2018 ia kemi vënë vetes përmirësimin e pozitës në renditjen botërore të FIFA-s, gjë e cila ka ndodhur realisht, pasi tani jemi në pozitën e 164, e ku në fund të këtij cikli kualifikuese pretendojmë të jemi në mesin e 100 kombëtareve më të mira, gjë e cila sigurisht se do të ndikonte në vazot për shortin e Evropianit që të jemi në një grup më të lehtë”, ka theksuar Bunjaki.

Ai ka thënë se Turqinë ka pasur rast ta studiojë edhe gjatë Evropianit të fundit.

“Jemi përballur edhe më herët me Turqinë në miqësore, por ajo ndeshje me këtë është krejtësisht tjetër. E dimë se Turqia ka lojtarë jashtëzakonisht cilësor dhe do të jetë një ndeshje interesante dhe për lojtarët tanë të rinj për të fituar eksperiencë. Gradualisht prej lojës në lojë do të bëhemi më të fortë dhe më kompakt, prandaj besoj se Kampionati Evropian 2020 është një objektiv shumë real”, ka shtuar Bunjaki.
Përzgjedhësi bëri me dije se për shkak të lëndimeve do të mungojnë Loret Sadiku, Ardian Ismajli, Labinot Kabashi, Erton Fejzullahu, Elbasan Rashani dhe Sinan Bytyqi. Bersant Celina do të mungojë për çështje private, kurse Atdhe Nuhiu ende nuk e ka kompletuar dokumentacionin e nevojshëm. Sa i përket Besart Berishës ai e ka marrë lejen, por pritet t’i bashkohet skuadrës në ndeshjen e ardhshme në mars. Ndërkohë dy ardhjet e reja, Fidan Aliu dhe Mërgim Vojovoda janë në dispozicion, por pritet të vijë leja prej FIFA-s.

“Presioni është në anën e Turqisë, pasi një rezultat negativ në këtë ndeshje e largon nga gara për kualifikim në Botëror. Ne në çdo lojë kemi pasur futbollistë që iu kanë bashkuar skuadrës për herë të parë. Nevojitet pak kohë për t’u kompaktësuar, por jemi në rrugën e duhur. E kemi kombëtaren më të re në botë, me moshë mesatare 22-23 vjeç. E di që kemi arrit të grumbullojmë disa prej lojtarëve më të talentuar, që kanë kreativitet shumë të lartë. Natyrisht se kjo është një mënyrë e rrezikshme, por kjo mënyrë e lojës jemi të bindur se do të na zhvillojë si kombëtare gradualisht me kalimin e kohës dhe sigurisht se në të ardhmen ky kreativitet i lojës tonë do t’ia bëjë të vështirë rivalëve përballjen me ne”, ka nënvizuar Bunjaki.

Në Turqi, Përfaqësuesja do t’i kryejë tri seanca stërvitore.

Lista e futbollistëve:

Portierë: Samir Ujkani, Adis Nurkovic, Bledar Hajdini.

Mbrojtës: Mërgim Vojvoda, Benjamin Kololli, Fanol Perdedaj, Leart Paqarada, Alban Pnishi, Amir Rrahmani, Avni Pepa, Fidan Aliti.

Mesfushorë: Herolind Shala, Alban Meha, Eroll Zejnullahu, Enis Alushi, Valon Berisha, Milot Rashica, Arber Zeneli, Bernard Berisha.

Sulmues: Albert Bunjaku, Vedat Muriqi

COMMENTS