‘Bulevardit të Famës’ i shtohet edhe ylli për ‘Dr. House’ (Video)

Aktori britanik, Hugh Laurie ka marrë një yll përkrah shumë të tjerëve në Bulevardin e Famës në Hollywood.

Laurie u bë pjesë e ‘Walk of Fame’ pas çmimeve që fitoi me rolin e tij kryesor në serialin ‘Dr. House’, përcjellë zico.tv

‘Kam takuar shumë studentë të cilët pasi panë filmin ‘Dr.House’ kanë studiuar mjekësinë’, ka thënë Laurie gjatë ceremonisë në Los Angeles.

Ylli i aktorit Hugh Laurie është numri 2593 në ‘Bulevardin e Famës’.

COMMENTS