Bukëza me presh

Bukëza me presh

I adhuroni pitalkat e Ramazanit? Ja si bëhen (Receta)
Liker çokollate

Nëse dëshironi që mëngjesit tuaj t’i jepni një shije tjetër, atëherë provojeni këtë recetë për bukëza me presh. Nuk do të zhgënjeheni.

Përbërësit

350 gr miell
1 lugë kripë
1 lugë receli pluhur pjekurinash
100 gr presh (purrinj)
200 ml ujë me gaz
2 lugë gjelle vaj

Udhëzimet

Në një enë përzieni 300 gr miell, kripën dhe pluhurin për pjekurina.

Shtoni ujin, vajin dhe preshin e grirë imët. Formojeni brumin duke shtuar gradualisht miell sipas nevojës. Brumi duhet të ngjitet pak për duarsh.

Mbulojeni me pecetë dhe lëreni të pushojë ne vend të ngrohtë për 30 minuta.

Pastaj brumin ngjisheni në një sipërfaqe të përmillur dhe ndajeni në 6 toptha.

Secilin topth tëhollojeni në një petë me madhësi të pjatës për ëmbëlsira.

Me ndihmën e një brushe kuzhine, secilën petë lyejeni në njërën anë me vaj.

Petën e lyer kështu piqeni në tigan të nxehtë për 1-2 minuta e pastaj kthejeni në anën tjetë, lyejeni edhe atë anë me vaj dhe piqeni poashtu 1-2 minuta.

Bukëzat e pjekura kështu shoqërohen me cfarë do që keni dëshirë.

Ju bëfshin mirë.

COMMENTS