Bukë për hot-dog

Bukë për hot-dog

Këto bukë hot-dogësh janë shumë të shijshme sesa ato që jemi mësuar t’i blejmë në dyqan. Përbërësit: 600 gr miell 300 ml qumësht 50 ml ujë 1

Këto bukë hot-dogësh janë shumë të shijshme sesa ato që jemi mësuar t’i blejmë në dyqan.

Përbërësit:

600 gr miell
300 ml qumësht
50 ml ujë
1 lugë gjelle sheqer
1 lugë receli/kafeje kripë
20 gr tharm buke
1 vezë
1 e kuqe e vezës

Udhëzimet:

Tharmin bashkë me sheqerin vendoseni në qumësht të vakët dhe lëreni të fermentohet.

Pastaj, shtojeni miellin bashkë me kripën, ujin, sheqerin dhe vezën.

Bëjeni një brumë të butë.

Brumin ndajeni në 14 toptha të barabartë, të cilët më pas duhet t’i hapni në formë rrethore.

Pas hapjes, mbështillini njësoj si kiflet/kroasanët dhe renditini në tepsi.

Bukët e gatuara lyejini me të kuq të vesë dhe piqini në furrën e parangrohur në 200 gradë për 20 minuta.

COMMENTS