Bujar Nishani nderohet me titullin ‘Personalitet i Shquar i Labërisë’

Bujar Nishani nderohet me titullin ‘Personalitet i Shquar i Labërisë’

Haki Misini i grupit MAK nderohet post-mortem me çmimin për vepër jetësore në ZhurmaVMA13 (Video)
Shfaqja ‘Muhamed Ali’e Naser Shatrollit do të prezantohet në Gjilan

Shoqata Kulturore Atdhetare Arbëria nderoi me titullin ‘Personalitet i Shquar i Labërisë’ ish-Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.

Një nga tiparet që ish kreu i shtetit përmendi si kryesor përgjatë 26 viteve të ekzistencës së kësaj shoqate është solidariteti.

‘Ne që vijmë në pozicione kaq të larta dhe kemi pushtet në duar, për fatin e keq e gëlltisim çdo mëngjes një filxhan të vogël helmi për shkak të pushtetit, fillojmë e besojmë tek diferencimi dhe distancohemi me njerëzit e tjerë, tek dominimi ndaj të tjerëve edhe për shkak të privilegjit që të jep pushteti.

Por ata që janë më me fat, e marrin edhe antidodën, dhe antidodën e marrin nga perëndia. E marrin antidodën për të kuptuar, që jo vetëm nuk je i përjetshëm, por edhe i barabartë edhe i njëjtë me këdo’.

Për të shënjuar ceremoninë artistë të këngës, valles dhe recitimit sollën më të bukurat krijime të Labërisë në sallën ‘UNESCO’ të Muzeut Historik Kombëtar.

COMMENTS