Britaniku që luftoi përkrah UÇK-së për Kosovën, tash ka nevojë për ndihmën tonë!

Britaniku që luftoi përkrah UÇK-së për Kosovën, tash ka nevojë për ndihmën tonë!

Vdes në Qendër të Paraburgimit Astrit Dehari, aktivist i VV-së (Foto)
Zyrtari amerikan: Zgjedhjet dhe vettingu, legjitime edhe pa opozitën

Ish-ushtari britanik i UÇK-së, Jon Harrisoni, i cili ka luftuar për çlirimin e Kosovës, në këtë intervistë dhënë gazetës ‘Epoka e re’, ka treguar se në muajin prill do t’i nënshtrohet një operacioni me kancer.

Harrisoni thotë se shqiptarët kanë mbledhur shumë mjete për të, por ato nuk mjaftojnë për ta kryer këtë operacion.

Ai ka treguar se ka biseduar me njerëz të LDK-së, pjesë e së cilës është bërë, por ka marrë sinjale se ka shumë pak shanse që Qeveria e Kosovës ose LDK-ja ta ndihmojnë.

‘Unë e kuptoj se nuk jam banor i Kosovës dhe ata s’kanë ndonjë obligim të më ndihmojnë mua. Të jem i sinqertë, ata kanë shumë probleme të brendshme tani dhe unë jam shumë poshtë në listën e tyre’, është shprehur Harrisoni.

Ai ka paralajmëruar se nëse operacioni i shkon mirë, do ta vizitojë Kosovën në muajin prill. Në këtë intervistë Harrisoni ka folur edhe për vendimin e tij kur iu bashkua luftës çlirimtare dhe për personat e parë që ka takuar kur ka ardhur për të luftuar në Kosovë.

COMMENTS